Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Turqia kundër, Stoltenberg: Ka ende shpresë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Lapsi.al 10 July 2023
Turqia kundër, Stoltenberg: Ka ende shpresë për

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar sot se është “ende e mundur që të ketë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Suedisë” në NATO në samitin dy-ditor të aleancës në Vilnius.

“Ne nuk kemi asnjë siguri, nuk kemi asnjë garanci, por sigurisht, kemi ende shpresë dhe ka mundësi për të përparuar drejt një vendimi pozitiv për Stokholmin”, u shpreh Stoltenberg.

I pyetur për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe kërkesën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE, Stoltenberg tha se ndërsa mbështet ambiciet e Turqisë për të qenë anëtare e BE-së, sipas tij, Suedia tashmë i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar në aleancë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën se pranimi i Suedisë në NATO është “i imagjinueshëm në të ardhmen e afërt”, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin australian Anthony Albanese në Berlin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI