Flash

Vidhte banesat në Durrës, arrestohet 42-vjeçari

Lapsi.al 10 July 2023
Vidhte banesat në Durrës, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohet për vjedhje. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetsi Juljan Ismailaj gjatë muajit korrik ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë në 4 banesa të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet, ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Zbardhen vjedhjet e kryera në 4 banesa të ndryshme në Durrës, gjatë muajit korrik.

Vidhte në mënyrë të përsëritur, në banesa, sende dhe bizhuteri me vlerë, kapet dhe arrestohet 42-vjeçari.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura, 2 celularë dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të vjedhjeve në banesa, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin J. I., 42 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë, në 4 banesa të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas informacioneve praprake, mësohet se në aksident janë përf...

17:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI