Flash

4 pyetjet e Gaz Bardhit, ngelën pa përgjigje nga kreu i SPAK

Lapsi.al 11 July 2023
4 pyetjet e Gaz Bardhit, ngelën pa përgjigje nga kreu i SPAK

Në selinë e Kuvendit vijon prej orës 16:00 mbledhja e Këshillit të Mandateve që do të vendosë për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në sallë mungon Ahmetaj, i cili përfaqësohet nga dy avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori, ndërsa organi i akuzës përfaqësohet me kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokuroren Enkeleda Millonai.

Po ashtu të pranishëm janë agjentët e BKH-së që kanë kryer edhe kontrollin e vilave të ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetajt në Palas dhe Hamallaj.

Mbledhja nisi me debate të forta dhe u ndërpre për pak çaste, pas vendimit të shumicës për të rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të opozitës për tu zhvilluar me dyer të hapura për mediat.

Pas rinisjes së saj, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është drejtuar Dumanit dhe Millonait me disa pyetje, të cilave përfaqësuesit e SPAK kanë refuzuar t’i përgjigjen, duke thënë se nuk mund të publikojnë të dhëna për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Në veçanti Bardhi ka kërkuar të dijë nëse për aferën e inceneratorëve po hetohen kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i SPAK argumenton se SPAK nuk jep të dhëna sepse ka sekret hetimor.

Pyetjet e Bardhit:

1. Vila ne Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?

2.Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?

3. A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?

4. A ka fuqi Arben Ahmetaj ti bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI