Flash

Amber Heard: Ndihem në paqe pas largimit nga Hollywood

Lapsi.al 11 July 2023
Amber Heard: Ndihem në paqe pas largimit nga Hollywood

Amber Heard ka gjetur qetësinë e saj pasi u transferua në Evropë.

Një burim i tha ET se aktorja e Aquaman "po ndihet shumë më mirë dhe e qetë" që kur u transferua në Madrid, Spanjë  pas betejës së saj ligjore të profilit të lartë me Johnny Depp në 2022. "Ajo është e fokusuar tek mëmësia dhe vajza", shton burimi. "Po ecën përpara me jetën e saj. Nuk dëshiron të merret më me ndonjë dramë që rrethon Johnny-n apo gjyqin."

Amber Heard mirëpriti vajzën Oonagh Paige në prill 2021, duke i habitur fansat e saj me lajmin përmes një postimi në Instagram. "Katër vjet më parë, vendosa që doja të kisha një fëmijë. Doja ta bëja me kushtet e mia. Tani e vlerësoj se sa radikale është për ne si gra të mendojmë për një nga pjesët më themelore të fatit tonë në këtë mënyrë”, shkroi aktorja poshtë një fotoje të Oonagh-it. "Shpresoj që të arrijmë në një pikë ku është normalizuar të mos duash një unazë për të pasur një krevat fëmijësh".

"Një pjesë e imja dëshiron të mbështesë se jeta ime private nuk është punë e askujt. E kuptoj gjithashtu se natyra e punës sime më detyron të marr kontrollin e kësaj," shtoi ajo. "Vajza ime ka lindur më 8 prill 2021. Ajo quhet Oonagh Paige Heard. Është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime."

Depp ngriti një padi 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Heard në mars 2019. Vendimi erdhi pasi Washington Post publikoi një shkrim që ajo shkroi se ishte viktimë e dhuunës në familje. Emri i Depp nuk u përmend në artikull, por historia doli pasi divorci i tyre i diskutueshëm në vitin 2016 vazhdoi të bëhej tituj lajmesh./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI