Flash

Bardhi-prokurorëve: A keni dijeni ku ndodhet Ahmetaj, mos ka ikur në Kanada?

Lapsi.al 11 July 2023
Bardhi-prokurorëve: A keni dijeni ku ndodhet Ahmetaj, mos ka ikur në

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, deputeti i PD, Gazment Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK se ku ndodhet Ahmetaj.

"A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?"- ka pyetur Bardhi prokurorët e SPAK.

Prokurorët e SPAK nuk i janë përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendodhjen aktuale të Arben Ahmetajt, i cili nuk është paraqitur në seancë. Ai ka dërguar dy avokatët e tij, të cilët më herët kishin kërkuar që mbledhja të shtyhej, për shkak se dosja ishte rreth 400 faqe.

Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Ahmetaj akuzohet se ka përfituar para nga bosët e inceneratorëve dhe përmes blerjeve fiktive ka përfituar para dhe vila.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI