Flash

Kurti ironizon Ramën: Takim në “Ballkonin e Hapur”

Lapsi.al 11 July 2023
Kurti ironizon Ramën: Takim në “Ballkonin e Hapur”

Shkaktoi polemika të shumta javën e kaluar refuzimi që kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri kërkesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Rama nuk e kapërdiu mirë këtë dhe në të gjitha takimet e tjera e shigjetoi Kurtin duke e konsideruar se “ka mbetur i vetëm” dhe e barkësoi me Goliathin që ka dalë kundër të gjithë të tjerëve.

Një tjetër deklaratë e Ramës që shkaktoi mjaft komente ishte edhe ajo për shpërbërjen e nismës “Ballkani i Hapur”. Vetë Kurti nuk ka bërë komente deri këtë të martë kur ka zgjdhur t’i përgjigjet kryeministrit Rama me ironi.

"Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi" - shkruan kreu i qeverisë së Kosovës, krahas fotos që ka hedhur në rrjetet e tij sociale. Në foto përveç Kurtit është edhe Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla dhe Besnik Bislimi. Këta konsiderohen edhe si njerëzit më të afërt dhe më të besuar të Kurtit.

Batuta e “Ballkonit të Hapur" është ashiqare ndaj kryeministrit Edi Rama që bëri çdo përpjekje për ta tërhequr Kosovën në këtë nismë, por nuk ia doli pas një kundërshtimi të fortë të qeverisë së Albin Kurtit. Përplasjet mes Ramës dhe Kurtit arritën kulmin pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Gjakovë dhe më pas refuzimit të Kurtit për të pasur një takim me homologun e tij nga Shqipëria. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI