Flash

Aksidenti i Sergio Rico: gjallë për mrekulli... madje për "gjysëm centimetri"

Lapsi.al 12 July 2023
Aksidenti i Sergio Rico: gjallë për mrekulli... madje për

Portieri i PSG, Sergio Rico është mirë dhe po përmirësohet dita-ditës. Një muaj pas aksidentit të rëndë me kalë, që i vuri në rrezik jetën, kanë nisur të dalin më shumë detaje për atë që ndodhi. Rico u rrëzua dhe u godit dhunshëm në kokë nga një kalë. Por nëse rikuperimi po shkon mirë, pavarësisht vështirësive, risia qëndron në raportin mjekësor. Pikërisht në përshkrimin që i kanë bërë mjekët është zbuluar një detaj i frikshëm: "Nëse plaga do të kishte qenë më e thellë se gjysmë centimetri, Sergio do të kishte vdekur në çast”.

Menjëherë pas aksidentit, portierit të PSG iu dha ndihma mjekësore. Sidoqoftë kjo nuk shmangu ditë të tëra në koma. Lufta e mjekëve pastaj bëri që – fatmirësisht – portieri të dilte jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më tej: 20 kg më pak e minus 30% masë muskulore: mesazhi i parë prekës i Sergio Rico pas rizgjimit

Rikuperimi i spanjollit do të jetë i gjatë. Në periudhën e qendrimit në spital Sergio Rico ka humbur tashmë 23 kilogramë. Por dalja e tij nga spitali Virgen del Rocio sa vjen e afrohet. Pasi të ketë dalë nga impianti, portieri bëri të ditur se dëshiron të falënderojë të gjithë publikisht përmes mediave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI