Flash

Arrestohet Fero, akuzohet se ka rrahur dhe kërcënuar Arbenitën

Lapsi.al 12 July 2023
Arrestohet Fero, akuzohet se ka rrahur dhe kërcënuar Arbenitën

Mëngjesi i sotëm nisi me lajmin se Feronit Shabani i njohur si Fero ishte arrestuar për dhunë në famije. Reperi kishte dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin partneres së tij Arbenita Ismajlit.

Së fundmi rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI