Flash

Blejnë CR7 e Brozovic, po nuk pagujnë qindarkat për Leicester: Bllokohet merkato e Al Nassr

Lapsi.al 12 July 2023
Blejnë CR7 e Brozovic, po nuk pagujnë qindarkat për Leicester:

Shpenzimet milionere të Al Nassr në merkato pësojnë një ngadalësim të parë të fuqishëm nga duart e FIFA-s. Në fakt, klubi saudit u sanksionua me ndalimin për të teseruar blerjet e reja, për tre dritaret e ardhshme. Motivi ka qenë mospagimi i bonuseve që i detyroheshin Leicester si pjesë e shitjes së sulmuesit nigerian Ahmed Musa. Për klubin e CR7 dhe Brozovic ka mbërritur një stuhi e vërtetë, nëse nuk shlyhen borxhet ndaj Foxes nga arkat saudite.

Rasti nuk është i ri dhe daton që nga transferimi i Musa nga Leicester te arabët. Nigeriani, i cili nuk shkëlqeu kurrë me fanellën e Foxes, në sezonin 2018/19 e tërhoqi Al Nassr drejt triumfit në kampionat. Ai shënoi 14 gola në 62 ndeshje. E pikërisht golat dhe objektivat duhet t'i bënin sauditët të paguanin në arkat e anglezëve 390,000 £ të lidhura me bonuset e rënë dakord në negociata. Pavarësisht marrëveshjes, megjithatë, ato para nuk kanë ardhur ende dhe FIFA ka vendosur të ndërhyjë.

MOTIVI

Vendimi fillestar, i vitit 2021, u mbështet më pas edhe nga CAS, që kërkoi pagesën e tarifës, nën dënimin e bllokimit të merkatos. Por marrëveshjet nuk u respektuan kurrë. E sot klubi, i cili sapo ka rënë në Championship, pret pagesën nga Al Nassr. Nisur nga vonesa e zgjatur, FIFA ka vendosur të marrë masa për ndalimin e merkatos.

ZGJIDHJA

Por bllokimi mund të mos jetë përfundimtar, sepse me ardhjen e pagesës gjithçka mund të arkivohet. Në fakt, me investimin e ri nga PIF, Al Nassr mund të shlyejë së shpejti detyrimin për të anuluar bllokadën. E natyrisht të sigurohet që këto probleme të mos përsëriten më.

Megjithatë, ky është një precedent i rëndësishëm që i bën klubet “shpenzuese” saudite të drejtojnë veshët. Pas zbarkimit të Benzema, Ruben Neves, Kante, Koulibaly, Edouard Mendy dhe Milinkovic Savic te Al Hilal, kampionati arab i ka ngulur sytë tek FIFA, i vetëdijshëm se nuk mund të gabojë më.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI