Flash

E inauguruar por e papërfunduar/ Si u përdor për fushatë Piramida

Lapsi.al 12 July 2023
E inauguruar por e papërfunduar/ Si u përdor për fushatë

Prej kohësh Erion Veliaj e ka pompuar Piramidën e Tiranës si projektin e tij primar. Kreybashkiaku socialist, tashmë i zgjedhur për herë të tretë, organizoi një event hollivudian tre ditë para zgjedhjeve për t'a inaugurar Piramidën në qendër të Tiranës. Problemi qëndron se kanë kaluar dy muaj që nga inaugurimi, por ndërtimi i Piramidës nuk ka përfunduar ende.

Prozhektorë të mëdhenj, drita LED përgjatë shkallëve që i zunë vendin rrëshqitësve të preferuara të të rinjve të Tiranës post-komuniste, karrige të vendosura në rrathë dhe qindra freshistë të pranishëm, shumë prej tyre në majë të piramidës.

Më 11 maj, vetëm tre ditë para zgjedhjeve Erion Veliaj u ngjit në podium, falenderoi të madh e të vogël, nga kryeministri deri tek punëtori i thjeshtë. Teksa fliste, thuajse realisht dukej i lumtur për këtë inaugurim.

"Sot ne nuk hapim vetëm një ndërtesë, jo vetëm një stoli, jo vetëm një belvedere për Tiranën, një pikë për tu "instagramuar". Sot hapim njëkohësisht edhe qëndrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë" - u shpreh Veliaj.

Krahasimet me politikën e të shkuarës, të cilën ka merak ta bëjë në çdo video punimesh e inaugurimesh që shpërndan me zell në media, kësaj radhe ia la Edi Ramës.

Siduket meraku i kryeministrit ishte më i madh për të thënë se ç'do kish qenë bërë Piramida nëse jo për socialistët.

Fjala iu dha edhe drejtorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan, i cili vuri në dukje vlerat që mund të sjellë ky investim për të rinjtë e vendit.

Problemi në të gjithë këtë paradë ishte se Piramida u inaugurua si e përfunduar. Faktikisht, kjo është e pavërtetë.

Një xhiro rreth e përqark ish-maulozeumit të diktatorit komunist i mjafton çdokujt të bindet se punimet vazhdojnë.

Piramida është e rrethuar. Plehra mund të shohësh rreth e qark saj. Një vinç i madh e i kuq dominon qiellin mbi projektin e preferuar të Veliajt. Edhe kubët ngjyra-ngjyra të ndërtuar në oborrin e Piramidës janë të papërfunduar nga brenda. (Shikoni videon e përgatitur nga Lapsi.al)

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Po, piramida ka ndryshuar rrënjësisht. Të rinjtë do kenë mundësi të mësojnë robotikë, programim, ndërtim e riparim. Por ajo është ende në gjendje kantieri.

Për të qenë korrektë, precedentin për të inauguruar projekte të papërfunduara nuk e ka vënë Erion Veliaj në vendin tonë. Ky precedent është kthyer në traditë. Rrugët e pambaruara po hapen me daulle e këngë. Kryeministrit i këndojnë sa me iso e sa me kore shkollash. Por vend ku të rinjtë shkojnë të mësojnë me vinçin qindra tonësh mbi krye? Kjo me siguri ndodh për herë të parë në Shqipërinë tonë.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI