Flash

Arrestohet Fero, qëlloi me grusht bashkëjetuesen Arbenitën

Lapsi.al 12 July 2023
Arrestohet Fero, qëlloi me grusht bashkëjetuesen Arbenitën

Reperi i njohur Fero është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismaji.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas gazetës Sinjali.

Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”.

Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.

Pas kallëzimit, reperi është arrestuar nga efektivët e Gjilanit dhe është marrë në pyetje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI