Flash

Lubonja: Ahmetaj u bë "kokë turku" nga Rama

Lapsi.al 12 July 2023
Lubonja: Ahmetaj u bë "kokë turku" nga Rama

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën rreth ish-ministrit Arben Ahmetaj. Duke supozuar se Ahmetaj po i shmanget drejtësisë, Lubonja u shpreh se ashtu si të akuzuarit e tjerë për aferën e inceneratorëve, ai është larguar nga vendi para akuzave zyrtare.

Lubonja shton se është e pamundur që Ahmetaj të jetë marrë me këtë aferë dhe kryeministri të mos ketë dhënë verdiktin e tij lidhur me të, teksa shtoi se vetë ish-ministri e ka nënkuptuar diçka të tillë në një intervistë. Lubonja e cilësoi Ahmetajn si një “kokë turku” për të zbutur opinionin publik dhe atë të ndërkombëtarëve.

“Kemi një qeveri që nuk punon për njerëzit, por për t’i grabitur. Një ish- zv.kryeministër dhe figurë e tillë që ka këto akuza, nuk mund të trajtohet si diçka e vogël. Sistemi është ngritur në mënyrë që partia është në shërbim të disa njerëzve. Që të ketë një shëndoshje të vendit të gjithë pushtetet duhet të jenë në një krah. Këtu po del sikur edhe po të dojë drejtësia ta kapë, ai ka ikur.

Edhe të akuzuarit e tjerë të inceneratorëve janë larguar para akuzave. Kjo tregon se kanë pasur informacion. Në këtë mënyrë funksionon ky shtet. Është e pamundur që vetëm ai të jetë marrë me aferën dhe kryeministri të mos bëjë gjykatësin. E ka thënë vetë në intervistë. Puna është sa ka punuar SPAK të ndërtojë skemën e plotë.

Kanë dalë emra të tjerë të lidhur me inceneratorët. Këtu ka një rrjet, nuk mund të kenë vepruar vetëm ata që janë arrestuar. Problemi është pse ndodh ky teatër. Tani këtu ka një presion dhe vetvetiu ndihet një lloj presioni nga publiku dhe ndërkombëtarët. Duhet nxjerrë ndonjë kokë turku për të zbutur opinionin.

Rama ose i sakrifikon për t’i larguar nga vetja, ose se nuk i hyjnë më në punë. Ahmetajn thonë se është ai që ka dërguar dosjen e inceneratorëve opozitës, mund të jetë edhe hakmarrje. Kjo qëndron gjithmonë si hipotezë. Rama ka punuar që drejtësia të mos vijë tek ai dhe të lëshojë ata që s’i duhen”, - u shpreh Lubonja në News 24. 

Të këshilluara

Betohen 26 prokurorë të rinj

26 prokurorë të rinj janë betuar gjatë një ceremonie ditën e sotme dhe pritet t’i bashkohen tashmë sistemit të akuzës në vendin tonë. Ceremonia u organizua n...

17:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI