Flash

Një amerikan në San Siro, Pulisic prezantohet te Milan: "Shumë i lumtur që jam këtu"

Lapsi.al 12 July 2023
Një amerikan në San Siro, Pulisic prezantohet te Milan:
Goditje e dyfishtë vjen për Milanin e Stefano Piolit. Sot është dita e Christian Pulisic, i cili ka zbarkuar në Milano. Amerikani do t'i nënshtrohet vizitave të zakonshme, përpara se të lidhet me kuqezinjtë deri në vitin 2027. Kontratë katër vjecare prej 4 milionë euro neto në sezon. Amerikani me pasaportë kroate do t'i bashkohet pjesës tjetër të ekipit, ku do të gjejë edhe shokun e tij të vjetër Loftus-Cheek. Sapo zbarkoi në Malpensa, ish-sulmuesi i Chelsea ka dashur të përshëndesë tifozët e tij të rinj: "Përshëndetje tifozë të Milanit, unë jam Christian Pulisic. Sapo kam zbritur në Milano dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj". Sidoqoftë, dita është shumë e rëndësishme edhe në një front tjetër. Reijnders, i kërkuar nga Pioli, është një hap larg. Pas një oferte dje pasdite (19 milionë plus 5 në bonuse), Milan iu afrua edhe më shumë kërkesës së AZ, duke vënë në tavolinë 23. Holandezët pretendojnë 25 milionë, por oferta këtë herë duhet të bindë AZ. Kështu që, në këtë pikë, pritet vetëm drita jeshile për transferimin.

LËVIZJET E KUQEZINJVE

Pjesë pas pjesëze po lind Milani i ri. Nuk ka mbaruar ende, sepse skuadra ka ende nevojë për përmirësime. Mbi të gjitha duhen plotësuar boshllëqet në sulm dhe në rolin e mbrojtësit të djathtë. Ndërkohë që Pulisic do të firmosë sot ose nesër, në rastin më të keq deri në fundjavë, më pas duhet të jetë radha e Reijnders. Pastaj klubi mund të përqendrohet për objektivët e tjera. Chukëueze, që Pioli e pëlqen shumë, duket ende shumë larg. Këto, pra, do të jenë edhe ditët e zgjedhjeve. Lojtari i Villarrealit do të merrte në këtë rast, vendin e fundit si jo komunitar dhe sakrifica duhet t'ia vlejë. Alternativa më e besueshme për momentin është danezi Isaksen. Në mesin e fushës, ende nuk është braktisur pista Musah. Ndërsa për sulmin nuk mund të përjashtohet që mes Taremi (jo komunitar) dhe Morata (shumë i shtrenjtë) të dalë përfundimisht një emër tjetër. Merkato e kuqezinjve është ende shumë e nxehtë dhe kjo mund të jetë java vendimtare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI