Flash

Pësoi hemoragji cerebrale, gruaja e Van der Sar, Annemarie: "Nuk është në rrezik për jetën"

Lapsi.al 12 July 2023
Pësoi hemoragji cerebrale, gruaja e Van der Sar, Annemarie: "Nuk
Përditësimet e fundit për shëndetin e Edwin Van der Sar vijnë drejtpërdrejt nga gruaja e tij, Annemarie: "Edwin është ende në repartin e kujdesit intensiv, por ai është në gjendje të qëndrueshme – ishin fjalët e gruas së tij, të publikuara nga kanalet zyrtare të Ajax -. Nuk është në rrezik për jetën. Sa herë e vizitojmë, ai është i komunikueshëm. Duhet të presim me durim për të parë se si do të zhvillohet situata e tij". Ish-portieri i Juventus dhe Manchester United, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm i Shigjetarëve, është shtruar që prej 7 korrikut në repartin e terapisë intensive të një spitali në Kroaci. Van der Sar pësoi një hemoragji cerebrale gjatë kohës që ishte me pushime. Gruaja e tij Annemarie ka qendruar pranë tij, në Split, gjatë gjithë këtyre ditëve. Lexo më tej: Van der Sar pëson hemoragji cerebrale, është në terapi intensive: komunikata mbi gjendjen e tij Klubi hollandez bëri të ditur, përmes një njoftimi për shtyp, ngjarjen menjëherë, duke treguar afërsinë me ish-portierin. “Të premten Van der Sar pati një hemorragji cerebrale. Ai është shtruar në reanimacion dhe ndodhet në gjendje stabël. Sapo të ketë informacione më konkrete – vazhdoi njoftimi për shtyp – do të vijojë një përditësim. Të gjithë te Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë. Ne po të mendojmë”. Ish-portieri holandez, i cili në karrierën e tij luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United, mbajti rolin e menaxherit të përgjithshëm të ‘Shigjetarëve’ për 11 vjet. Një detyrë që, më 30 majin e kaluar, Van der Sar komunikoi se donte ta linte në fillim të gushtit për t’i lejuar vetes një pushim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI