Flash

PSG ndan mendjen për Vlahovic, e kërkon personalisht Luis Enrique: bardhezinjtë duan 90 mln euro

Lapsi.al 12 July 2023
PSG ndan mendjen për Vlahovic, e kërkon personalisht Luis Enrique:

PSG e ka seriozisht për Dusan Vlahovic. Në orët e fundit, klubi parisien ka bërë sondazhe me Juventus për serbin. 23 vjeçari është vendosur në krye të listës së dëshirave nga tekniku Luis Enrique, veçanërisht në rast të largimit të Kylian Mbappe. Siç u pa qartë në javët e fundit, bardhezinjtë nuk e konsiderojnë sulmuesin të pashitshëm, por kërkojnë një shumë të rëndësishme për kartonin e tij: 85-90 milionë euro.

Luis Enrique, në fakt, ka dalë hapur për serbin. Në plan të parë u duk si një pyetësor i zakonshëm i PSG. Por pasi mori vesh për negociatat, tekniku spanjoll i bëri të qartë Al Khelaifi, se për të është prioriteti numër 1. Enrique edhe më parë ka luajtur me qendërsulmues të deklaruar, pavarësisht se në daljet e fundit ka preferuar ‘falso nueve’.

Lexo më tej: Zyrtare/ Luis Enrique, prezantohet me tre orë vonesë nga PSG: "Champions një obsesion"

Luis Enrique do të drejtojë parisienët në sezonin 2023/24. Spanjolli i freskët nga Botërori zhgënjyes me Spanjën në Katar (iberikët u eliminuan nga Maroku në 1/8), ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Ish-trajneri i Romës merr detyrën nën Kullën Eiffel nga Galtier, i shkarkuar pas vetëm një sezoni. Kampionët e Francës i kanë akorduar atij një pagesë largimi prej 10 milionë eurosh. E objektivi dihet: Champions League. “Më pëlqen të ndjej presionin, Champions League është një obsesion. Por ka skuadra që janë më të forta se ne. Unë nuk kam folur ende me Neymar. Por ju siguroj se do të luajmë si ekip”.

SCAMACCA, NËSE LARGOHET VLAHOVIC

Ndërkohë, siç raporton Sky Sport, Juventus po studion mundësinë me West Ham për Gianluca Scamacca. Bardhezinjtë kanë qenë në kontakt me klubin anglez prej ditësh, në përpjekje për të sistemuar Zakaria. E tani ata kanë lëvizur edhe për ish-sulmuesin e Sassuolo. Vetëm se Scamacca i pëlqen edhe Milanit e Romës. Një goditje e mundshme, sigurisht, do të ndodhte vetëm në rast të lamtumirës së Vlahovic, por Giuntoli dhe Manna nuk duan të kapen të papërgatitur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI