Flash

Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i vërtetë është Moska

Lapsi.al 12 July 2023
Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton,  ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë. Po kështu shtoi se mosmarrëveshjet  duhet të vihen nën kontroll shpejt që të gjithë të përqendrohemi në fundin e luftës.

“Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësinë për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë drejtim. Nuk e di se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fundit.

Jam i sigurtë që arsyet janë komplekse, por mendoj se në perspektivën e Europës si një e tërë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, nuk është momenti ku tensionet tjetërkund në kontinentin europian, në Ballkan apo kudo gjetkë, duhen lejuar të shpërthejnë.

Së paku, duhet të kemi parasysh që kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë, mosmarrëveshjet që kemi, që janë të shumta, duhet të vihen nën kontroll së afërmi që të gjithë të përqëndrohemi në një fund të kënaqshëm të luftës në Ukrainë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI