Flash

Bardhi: Rama të vijë në kuvend! Spiropali: Rama s'bën politikë me drejtësinë

Lapsi.al 13 July 2023
Bardhi: Rama të vijë në kuvend! Spiropali: Rama s'bën

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi pezullimin e seancës plenare dhe praninë e kryeministrit Edi Rama në mënyrë që të flasë publikisht për për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Sipas Bardhit zvarritja e procesit për arrestimin e Ahmetajt, po bëhet që t'i jepet kohë negociatave mes tij dhe kryeministrit Rama.

"E papranueshme që Rama fshihet pas Rrajës për rastin e Krujës, e Ahmetajt për inceneratorët. Të dyja janë thelbi i qeverisjes së njeriu. Është në të drejtën tonë për të kërkuar të pezullohet seanca plenare dhe të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit në kundërshtime ligjin që shkatërroi shtëpitë e një fshati të tërë dhe solli atë ngjarje shokuese.

Ka një kërkesë të SPAK për arrestimin e zëvendësit të tij. Nuk është një aferë personale e Ahmetajt, por e Ramës. Prandaj duhet të vijë në seancë të japë llogari, t’i përgjigjet deputetëve dhe opinionit publik. I vetmi në territorin e Shqipërisë që s’ka fol për ngjarjet e rënda. Pezulloni seancën në përputhje me nenin 47 pika 1, ska punë më të rëndësishme se të japë llogari për këto afera" tha Bardhi.

Socialistët nuk pranojnë të ndryshojë rendi i ditës dhe kanë parashikuar që diskutimi për Arben Ahmetajn të zhvillohet në një seancë të posaçme ditën e hënë. Përgjigjien e mori nga Elisa Spiropali, e cila tha se askush nuk mund të akuzojë Ramën se ka përdorur drejtësinë.

"Sigurisht që ju jeni mësuar me kryeministër që për drejtësinë ka folur por s’ka vepruar. Rama se përdor si armë drejtësinë, hanxhar, as për politikë, s’bën politikë lë institucionet e drejtësisë të bëj punën e tyre.

Drejtësi, jo politikë. Të gjitha garancitë ligjore ne i kemi dhënë. Kemi bërë ndarje nga politika me drejtësinë. Bën gjyqin poltik pa fakte, ne e kemi bërë ndarje Gazi dhe me gjithë respektin që kam për ty, fjalën do e marr sa herë që gjykoj se e drejta këtu po gjykohet. Për Ramën s’ka argument që e bën atë pis në raport me drejtësinë.

Unë uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën e tyre, për këtë e kemi votuar reformën në drejtësi. Hajdutët të shkojnë aty ku e ka vendin meqë bërtiti njëri nga fundi hajduti të kapin hajdutin.”-tha Spiropali.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI