Flash

E bujshme, Juventus është duke mbyllur blerjen e Kessié: Barcelona negocion vetëm me titull përfundimtar

Lapsi.al 13 July 2023
E bujshme, Juventus është duke mbyllur blerjen e Kessié:

Vjen nga Spanja lajmi i bujshëm se Juventus është fare pranë mbylljes së tratativës për ish-mesfushorin e Milan, aktualisht te Barcelona, Frank Kessié. Gazeta spanjolle Sport lëshoi lajmin, duke treguar madje edhe për shifrat e blerjes së mundshme. Një mënyrë për bardhezinjtë për të qenë të mbrojtur në funksion të një transferimi të afërt të Pogba në Arabi.

Një thashethem që nëse konfirmohet do të ishte sensacionale. Juventusi dëshiron të rikthejë Franck Kessié në Itali. Ish-mesfushori i Atalantës dhe Milan, nuk e gjeti kurrë veten te Barcelona, ku luan nga vera e kaluar. Siç raporton Sport, ivoriani ka dalë përfundimisht nga projekti teknik i teknikut Xavi dhe është gati të ndryshojë skenën. Preferenca e mesfushorit është të kthehet në Itali ku ka luajtur në nivele shumë të larta. Gazeta spanjolle nuk flet për një interesim të thjeshtë, por për kontakte të ngushta mes bardhezinjve dhe katalanasve. Në këtë pikë, akordi mes tyre është gjithnjë e më afër. E janë zbuluar edhe shifrat.

Lexo më tej: "Kam nevojë për ty te Barça": Xavi e telefonata që bindi Kessie të linte Milanin

SHIFRAT

Sipas spanjollëve, oferta nga klubi i Juventus për blerjen përfundimtare të ivorianit është 15 milionë euro + bonus. Dështimi i blerjes së Milinkovic-Savic, i transferuar në Arabinë Saudite te Al-Hilal, dhe pasiguria për të ardhmen e Paul Pogba, kanë bërë që drejtuesit e Juventus të përshpejtojnë afrimin e mesfushorit. Kessié, këtë vit, me fanellën e Barcelonës grumbulloi 30 paraqitje, nga të cilat, megjithatë, më pak se 20 si titullar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI