Flash

Kërkesa e SPAK/ Misteri i procedurave për arrestimin e Ahmetajt

Lapsi.al 13 July 2023
Kërkesa e SPAK/ Misteri i procedurave për arrestimin e Ahmetajt

Mënyra si po procedohet me imunitetin e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj është e mbuluar me mister. Duket sikur një dorë e padukshme po dirigjon gjithçka, ndryshe nga sa parlamenti ka vepruar me kërkesat për arrestim me të cilat është përballur më parë. Kërkesa e SPAK u depozitua në zyrën e kuvendit të premten në 7 korrik.

Që këtu kemi të bëjmë me një veprim të çuditshëm, sepse Prokuroria Speciale ka zgjedhur një ditë që pasohet nga dy të tjera pushim, kur administrata është e bllokuar dhe nuk mundet të veprojë. Por çuditë nuk përfundojnë këtu. Zakonisht kur bëhet të fjalë për dosje të tilla, gazetarët e kronikës e marrin vesh për punë minutash lajmin dhe e trasmetojnë, aty për aty, atë. Por, ndoshta turi ballkanik i kryeministrit apo videoja e llahtarshme e Fushë Krujës, që u pasua të shtunën nga shkarkimi i ministrit të Brendëshëm, Bledi Çuçi, përthithën më shumë vëmendje të premten dhe të shtunën.

Lexo me tej:

Ahmetaj jashtë vendit/ Avokatët: Ka ikur për arsye familjare! 

Gjithësesi duhet pranuar se shkresa e SPAK, që i kërkonte parlamentit arrestimin e ish zv kryeministrit, u ruajt me fanatizmin e një sekreti të shenjtë. As nga SPAK, as nga kuvendi nuk rodhi gjë.

Lajmi u mor vesh vetëm të hënën kur duhet të mblidhej komisioni mandateve. Po në këtë kohë gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi një foto ku aludohej se Ahmetaj kishte kaluar kufirin me Greqinë në 7 korrik, pra ditën që SPAK kishte dërguar në fshehtësi kërkim lejen për arrestimin e tij. A e kishte lajmëruar kush ish zv kryeministrin, ashtu sikurse pretendon lideri i opozitës Berisha? A ishte kalkuluar gjithçka për të lënë të arratijej një dëshmitar i besdisshëm?

Zhduket Arben Ahmetaj/ A u arratis me leje ish-zëvëndësi i Ramës? 

Këto pandehma vështirë të vërtetohen. Por ama një tendencë u pa qartë. Ish partia e tij po kërkonte me të gjitha mënyrat të fitonte kohë duke e shtyrë sa më shumë që të mundej dhënjen e lejës për arrestim. As të hënënn në 10 korrik, Këshilli i mandateve nuk u mblodh. Mbledhja u vendos për të nesërmen pasdite. Kur erdhi e marta avokatët, me një manovër tipike për ta, kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen.

Ndërsa të mërkurën në datë 12 ishte PS ajo që kërkoi kohë.

Nëse deputetët e opozitës në këshillin e mandateve vendosën menjëherë se votonin pro lejes për arrest që kërkonte SPAK, duke këmbëngulur që kjo të votohej në seancën e së enjtes (13), mazhoranca tha se qe dakord me arrestimin por se parlamenti do ta diskutonte çështjen të hënën në 17.

Dokumenti i arrestit/ Pse akuza e SPAK fajëson Ramën (VIDEO)

Pra një llogari e thjeshtë flet për një sorrollatje dhjetë ditore (7 deri në 17 korrik). 

Pyetja që lind është" me çfarë qëllimi? A mos vallë për ti mbushur mendjen Ahmetajt të kthehet, pasi 'largimi" i tij e njollos edhe më keq këtë shumicë? Apo mos vallë për ta ndihmuar që ai të sistemojë ato prova që prokurorët nuk i kanë kapur ende dot? Ka dhe një version të tretë. Kjo kohë i duhet atyre që janë në krye të qeverisë për të negociuar në mënyrë që lejimi i arrestit të bëhet me sa më pak dëme dhe deklarat publike.

Do arrestohet apo jo Ahmetaj? Skenaret sipas vendimit që merr Rama 

Eshtë ende shpejt të thuhet se cili nga versionet është më pranë së vërtetës. Por një gjë është e sigurtë, mënyra si po veprohet është e rrethuar me mister. Dhejtë ditë sorrollatje për një votim të thjeshtë tregojnë se diçka po luhet pas kuintave.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI