Flash

"Nuk bëhet ekip me 6 të rinj në kaq pak kohë": Shehi justifikon lojtarët e tij pas 1-1 me D. Batumi

Lapsi.al 13 July 2023
"Nuk bëhet ekip me 6 të rinj në kaq pak kohë":

“Deri diku është ndeshje pozitive. Disa ndërrime ishin për shkak të kontigjentit fizik. Deri diku kemi bërë mirë, edhe pse ka vend për të përmirësuar, sidomos në manovrën ofensive. Është ndeshje me dy takime. Na pret edhe një takim tjetër". Orges Shehi është gjysëm i kënaqur për përfaqësimin e Tiranës e rezultatin gjithashtu. Në fakt 1-1 i marrë në Air Albania kundër Dinamo Batumi në raundin e parë të Conference League, nuk është se jep ndonjë garanci. Tekniku lëvizi me zëvendësimet në pjesën e dytë, duke kthyer mekanizmin funksional të sezonit të kaluar. "Në pjesën e parë ishim më agresivë - shpjegoi tekniku -. Në fund mund të merrnim më shumë gjerësi në krahë. Edhe zëvendësimet për këtë u bënë".

Shehi pastaj u ndal të faktorët që kondicionuan përfaqësimin e bardhebluve të tij. Koha e paktë dhe ndryshimet e shumta në formacion qendrojnë në krye të motiveve: "E dinim që do të ishte e vështirë, edhe për shkak të efektit kohë. Mbrojtja ishte ndërtuar nga e para. Nuk mund ta kristalizosh skuadrën me 6 lojtarë të rinj në fushë në kaq pak kohë. Golin e pësuar mund ta kishim interpretuar më mirë".

Lexo më tej: Video/ Futet nga pankina, shënon dhe eviton humbjen në shtesë: Lushkja ngre peshë Tiranën ndaj Batumit

Në fund, tekniku megjithatë duartroket lojtarët e tij: "Por meriton komplimenta skuadra që reagoi deri në fund. Meritojnë komplimenta lojtrët e stolit. Siç u thashë edhe në dhomat e zhveshjes, lojtarët e stolit janë më të rëndësishëm“, deklaroi Shehi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI