Flash

"O hajdute, o familje hajdutësh, burri jot vë gjoba" Gaz Bardhi shpëlan Ermonela Felajn në kuvend

Lapsi.al 13 July 2023
"O hajdute, o familje hajdutësh, burri jot vë gjoba" Gaz

Gjatë kohës që fliste në parlament për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe zvarritjen e procedurave, Gazment Bardhi ka përmendur edhe Damian Gjiknurin dhe Ermonela Felajn, dy ish ministra emrat e të cilëve dalin në dosjen e SPAK për inceneratorët.

Por Felaj i është kthyer nga vendi duke e quajtur "palaço", ç'ka provokoi shpërthimin e Bardhit në akuza. Ai e quajti Ermonela Felajn një hajdute, që vinte nga familje hajdutësh, duke e akuzuar të shoqin se vinte gjoba në biznese të ndryshme si prokuror.

Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. S’është çështja e te Rrahman Rraja nëse nuk do kishte dakordimin e Ramës. As Ahmetaj, as Gjikunuri etj. Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat te të drejtat e Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur. Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin.

Ju jeni fasada e inceneratorëve... nisët fushatën te inceneratorët. Nuk ju vjen turp që i nxorët të gjithë pa përgjegjësi, nga Lefter Koka te Arben Ahmetaj, nga Gjiknuri te Ermonela Felaj. Ja që paska përgjegjësi Vetëm te inceneratori i Tiranës, paradite e çon 16 milion euro, pas 6 orësh e con 220 milioneuro...

Felaj: Palaço, o palaço, palaço

Bardhi i duartroket me ironi

Bardhi: Palaço mua më thotë kryemafiozi yt dhe kur vjen nga një hajdute si ty, nga një gjobaxhie si ty që ke pushtu Prokurorinë e Tiranës për t'i vendos gjoba biznesit... yt shoq vetëm në çështjen e rimbursimit të TVSH ka marrë 1.5 milion euro nga 4 biznese. Kjo je ti! Ti je hajdute, gjobaxhie. Ti je hajdute dhe gjobaxhie që s'ke guxim të flasësh. ti s’duhet të ishte aty moj zonjë. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës zonjë, për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. je fasada e incneratorëve. Ti dhe një pjesë e këtyre keni shkuar dhe jeni bërë fasada e incneratorëve. Flisni ju për procedura? Mbylle moj gore gojën! Mbylle moj hajdute gojën!

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI