Flash

Zvetënimi dhe mjerimi i Partisë Socialiste

Lapsi.al 13 July 2023
Zvetënimi dhe mjerimi i Partisë Socialiste

Seanca e sotme e Kuvendit, shpërfaqi mjerimin dhe turpin që ka kapluar gjithë Partinë Socialiste, ku pas 10 viteve në pushtet, ajo është kërrusur nga pesha e skandaleve, krimeve, vjedhjeve dhe abuzimeve.

Me përjashtim të disa rilindasve që kanë përfituar direkt ose indirekt nga milionat që shpërndan organizata, pjesa më e madhe e mbajnë kokën ulur sepse, sido që të lexohen faktet, mazhoranca e ka marrë vulën e qeverisjes më të korrptuar që ka njohur tranzicioni shqiptar. Mes atyre që rreken të bëjnë propagandë në Kuvend, nuk janë vetëm përfituesit e llokmave të pushtetit. Ka dhe idiotë të dobishëm ose thjesht idiotë, që bësojnë se mund të bëjnë karrierë brenda organizatës duke mbrojtur kreun e saj.

Por ky është një mision i pamundur, sepse degradimi i sistemit të ngritur mbi korrupsionin dhe lidhjet me krimin, tashmë ka dalë në dritën e diellit. Partia Socialiste nuk është më një forcë politike, por një vegël që i shërben vetëm interesave të kupolës së organizatës.

Lexo edhe: “O hajdute, o familje hajdutësh, burri jot vë gjoba” Gaz Bardhi shpëlan Ermonela Felajn në kuvend

Propaganda e lodhur e regjimit përpiqet të krijojë idenë se Rama është i pacënueshëm nga qindra skandale që e kanë njollosur qeverisjen e tij. Se ai është aq i fuqishëm sa megjithë molepsjen e pashembullt, prapë i fiton zgjedhjet. Se përsa kohë opozita është e përçarë, Rama mbetet i pathyeshëm. Madje ka nga ata që duke i konsideruar qytetarët dele, marrin guximin të hedhin tezën se lideri vetë është i pastër, por ka disa individë që po e njollosin atë. Sipas teorisë suis generis, që përgjegjësia na qenka individuale dhe përgjegjësia politike nuk ekzsiton.

Në Shqipëri, ku janë shpikur fromula si “as lindje, as perëndim”, tani tentohet të krijohet fabula se një qeveri mund të vazhdojë mandatin e saj edhe nëse ministri i Brendshëm përfundon në burg, nëse numri i dy i saj kërkohet të arrestohet dhe deputetët mbyllen në qeli nën akuza për korrupsion e lidhje me krimin. Kush më shumë se Partia Socialiste në këto 10 vjet ka futur në Kuvend deputetë të inkriminuar, cilës forcë politike i kanë rënë njëri pas tjetrit kryebashkiakët nën akuzat e lidhjeve me krimin dhe korrupsionin, cila qeveri ka patur ministra të rëndësishëm që sot janë në pranga apo kandidatë për qeli?

Lexo edhe: Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës

Pa dyshim, që në një vend normal një mazhorancë e tillë nuk do të mund të mbijetonte. Mjafton filmi aksion i fisit Rrahja, që kryeministri minimalisht të jepte dorëheqjen. Ai jo vetëm i ka mbrojtur njerëz të tillë me cv kriminale të njohur botërisht, por i ka kandiduar përsëri dhe me gjuhë rrugaçi ka sulmuar cilindo, përfshi edhe punonjësit e policisë, që kanë guxuar të flasin kundër tyre. Sipas parimit “vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë”, ai u ka dhënë atyre një pushtet të jashtëzakonshëm aq sa ende sot nuk guxon të dënojë dhunën as të Rrahjave e as të të ngjashmëve të tyre. Sepse bandat duhen të marrin mesazhin se lideri nuk ka për t’i lëshuar. Kryeminstri që dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës, mbyll sytë ndaj batërdisë së përditshme në vendin që drejton.

Lexo edhe: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO)

Në cilin vend mund të ndodhë që të kërkohet arresti për numrin dy të qeverisë, për një aferë që ka çuar prapa hekurave ministra e deputetë, për një vjedhje industriale të noterizuar me VKM dhe kryeministri të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me idiotësinë e përgjegjësisë personale.

Në Partinë Socialiste, si ata që çirren si ata që e mbajnë kokën ulur, e dinë fare mirë që në këtë vend nuk bëhet asgjë pa dijeninë dhe lejen e shefit të organizatës. Se prapa çdo afere e skandali në këto 10 vjet, qëndrojnë interesat e kryeministrit. Një kryeministër që i ka çuar informacione në rrugë informale shefit të kundërzbulimit të FBI, për të dëmtuar opozitën e vendit, nuk paska ditur gjë se çfarë bëjën tigrat e macet në oborrin e tij.

Tredhja e Partisë Socialiste nga darët e kupolës së organizatës, ka sjellë në një situatë ku e vetmja fabul që justifikon mbajtjen në këmbë të pushtetit, është ajo se pavarësisht skandaleve, shqiptarët nuk kanë zgjedhje tjetër. Po socialistët vetë a kanë zgjedhje tjetër? Nëse duke u sjellë si truci shpresojnë që mos t’iu bjerë mbi kokë balta e degjenerimit të organizatës, nuk ka shqiptar sot që nëse i thua qeverisja e Partisë Socialiste të mos e lidhin me fjalët korrupsion dhe krim. Ata që mendojnë se duke heshtur e ulur kokën nuk marrin mbi vete mëkatin 10 vjeçar, janë vërtetë të mjerë. Kur të kthjellohen dhe të bëjnë llogaritë, do të shohin se s’kanë qenë asgjë tjetër veçse ca vegla që u përdorën pa mëshirë për të pasuruar kupolën e organizatës.©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI