Flash

Berisha: Gaz Bardhin e duartrokita me zemër, tha të vërtetën!

Lapsi.al 14 July 2023
Berisha: Gaz Bardhin e duartrokita me zemër, tha të

Dalja në shesh e korrupsionit qeveritar sipas të dhënave të dosjes së SPAK ka nxjerrë në plan të dytë kundërshtitë brenda Partisë Demokratike. Pas fjalës që Gazment Bardhi mbajti në parlament, Berisha u pa ta duartrokiste bashkë me deputetët e tjerë të foltores. Kur gazetarët e pyetën se përse e bëri këtë, Berisha u shpreh:

“Pse e duartrokita Gazment Bardhin? Se e mbylli fjalimin me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve se sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo institucion, të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Dhe Gazment Bardhi e tha me qartësinë më të madhe dhe meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër. Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”, tha Berisha.

Në seancën e sotme, opozita dhe mazhoranca i hapën rrugën arrestimit të Ahmetajt me konsensus. Por bashkimi i votave nuk do të thotë se deputetët e të dy krahëve mendojnë njësoj. Socialistët e shohin korrupsionin të izoluar në 3 deputetë, ndërsa sipas opozitës e gjithë qeveria, me në krye Edi Ramën u përfshi në dosjen e inceneratorëve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI