Flash

Policia italiane vret një 55-vjeçar shqiptar në Padova

Lapsi.al 14 July 2023
Policia italiane vret një 55-vjeçar shqiptar në Padova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Sacra Famiglia në Padova të Italisë. Një 55-vjeçar me kombësi shqiptare është qëlluar për vdekje nga policia. Shqiptari i identifikuar si Haxhi Çollaku është denoncuar në polici nga ish-bashkëshortja e tij për përndjekje.

Kur në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë ai është ndaluar nga karabinierët. Forcat e policisë po përpilonin një formular se shqiptari nuk kishte respektuar distancën e vendosur nga gjykata për mos iu afruar ish-bashkëshortes.

Në një moment 55-vjeçari ka hipur në makinë dhe ka tentuar të largohet. Në tentativë për tu larguar ka goditur me makinë njërin nga karabinierët. Më tej thuhet se ai doli nga makina dhe me një thikë në dorë ka sulmuar karabinierët.

Në atë moment një karabiniere ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë ndaj shqiptarit. Çollaku humbi jetën në spitalin e Padova. Në gjendje të rëndë është edhe karabinieri i plagosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI