Flash

Kryemadhi: Dokumentat që implikojnë Veliajn në inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 14 July 2023
Kryemadhi: Dokumentat që implikojnë Veliajn në inceneratorin e

Monika Kryemadhi ka publikuar edhe një herë dokumentat që implikojnë Erion Veliajn në aferën e inceneratorit të Tiranës, që nga përgjigjia që kryebashkiaku i dha Alqi Bllakos, deri në miratimin e kontratës nga Komisioni për Koncensionet. “Erion Velija në çdo studio dhe komunikim me mediat është shprehur Bashkia Tiranë paguan 29 euro për ton dhe nuk ka qenë pjesë e procedurës koncesionit innceneratorit Tiranë” shkruan Kryemadhi, duke nxjerrë dokumentin që mban firmën e tij dhe që i hapi rrugën nënshkrimit të kontratës.

1. Tiranë, më datë 27.03.2017 Erion Veliaj në përgjigje të kërkesës nga Ministria e Mjedisit për miratimin e plan-fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit Tiranë, shprehet parimisht dakort për rolin e Bashkisë Tiranë (kupto angazhim financiar për të kryer pagesa), referuar studimit të fizibilitetit.

[caption id="attachment_840582" align="alignnone" width="546"]Pergjigjia e Veliajt per Alqi Bllakon ne lidhje me procedurat per inceneratorin Pergjigjia e Veliajt per Alqi Bllakon ne lidhje me procedurat per inceneratorin[/caption]

2. Referuar shkresës nr.8275/1 prot. 27.03.2017, me anë të së cilës Erion Veliaj në rolin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj bashkie referuar studimit të fizibilitetit, Arben Ahmetaj pasi Bashkia Tiranë merr përsipër financimin sipas studimit të fizibilitetit shprehet "pa koment për sa kohë financuesi dhe përfituesi kryesor është Bashkia Tiranë".

[caption id="attachment_840586" align="alignnone" width="584"]Aprovimi pa koment nga Arben Ahmetaj Aprovimi pa koment nga Arben Ahmetaj[/caption]

3. Komisioni me objekt dhënie koncesioni/PPP "Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve egzistuese Tiranë", vijom punën pasi merr dakordësinë e Bashkisë Tiranë për vazhdimin e procedurave referuar studimit të fizibilitetit dhe miratimin nga Ministria e Financave ku shprehet pa koment përderisa financuesi dhe përfituesi është Bashkia Tiranë.

xKerkesa e antareve te Komisionit per vendimin e Keshillit Bashkiak

4. Në Gusht të vitit 2017 komisioni i koncesionit ka përzgjedhur fituesin "Integrated Energy BV SPV". Një nga anëtaret Valbona Ballgjini kërkon që Bashkia Tiranë kërkon që Bashkia Tiranë të miratojë me VKB angazhimin financiar, para se të lidhet kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe Koncesionarit. Vemë në dukje se Erion Veliaj kishte dy përfaqësues në këtë komision, Taulant Tushën dhe Namik Simixhun, dhe ata duke vepruar si përfaqësues të emëruar nga Veliaj kanë dhënë dakordësinë për të vijuar me procedurën e koncesionit pa kërkuar miratimin paraprak me VKB të angazhimit financiar të Bashkisë Tiranë, siç kishte sygjeruar komisioni.

[caption id="attachment_840588" align="alignnone" width="743"]antaret e Komisionit me dy perfaqesues nga Bashkia e Tiranes Antaret e Komisionit me dy perfaqesues nga Bashkia e Tiranes[/caption]

Erion Velija ne cdo studio dhe komunikim me mediat eshte shprehur Bashkia Tirane paguan 29 euro per ton dhe nuk ka qen pjes e procedures koncesionit innceneratorit tirane.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI