Flash

Vrasja e shqiptarit në Selanik, vetëdorëzohet në polici autori

Lapsi.al 14 July 2023
Vrasja e shqiptarit në Selanik, vetëdorëzohet në polici

Është dorëzuar në policinë autori i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar Shpëtim Bajramit, që u qëllua dje në një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Bëhet fjalë për një shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili është vetëdorëzuar i shoqëruar nga avokati i tij, Thanasis Alexopoulos, sipas voria.gr.

Sipas të dhënave të dy personat njiheshin prej kohësh me njëri-tjetrin dhe merreshin me trafik heroine dhe kanabisi nga Elbasani në Selanik.

Sipas policisë greke viktima ka qenë korrier i drogës, që ia sillte ekzekutorit. Ai hynte e dilte shpesh në Shqipëri. Zakonisht përdorte doganën e Qaf Thanës për të hyrë në Shqipëri dhe dilte nga Kapshtica. Për herë të fundit ka hyrë në Greqi vetëm pak orë para se të vritej.

Dëshmitarë okularë i kanë thënë policisë që debati mes tij dhe autorit ka qenë lidhur me një sasi lekësh të cilën autori nuk ja kishte dhënë viktimës për një punë të kryer për të cilën viktima kishte qenë korrekt dhe priste të paguhej.

Policia greke thotë se autori ka qenë me precedent penalë ndërsa mjeti është në pronësi të bashkëjetueses së tij, edhe kjo nga Elbasani.

Të këshilluara

Grevë në Hollywood

Shoqata e Aktorëve të Ekranit me qendër në Los Anxhelos ka hyrë zyrtarisht në grevë, duke shënuar fillimin e mbylljes më të madhe që Hollyvood-i ka parë 40 vjet...

14:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI