Flash

Vulin u sanksionua nga SHBA-të/ Kurti: BE të ndjekë shembullin e Amerikës

Lapsi.al 14 July 2023
Vulin u sanksionua nga SHBA-të/ Kurti: BE të ndjekë shembullin e

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se rasti i Aleksandër Vulinit në Serbi tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon edhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai në një postim në Twitter i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë… “, shkruan Kurti.

Kurti i është ‘bashkëngjitur’ thirrjes së Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian drejtuar BE-së që të ndjekë shembullin e SHBA-së.

Aleksandër Vulin, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri (BIA) në Serbi është vendosur në listën e zezë të SHBA-së, bëhet e ditur në faqen e internetit të Departamentit të Financave të SHBA-së. Vulin është i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike

Të këshilluara

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit të Bashkisë Himarë. Beleri kishte kërkuar lirimin nga qelia, por tr...

11:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI