Flash

Zbardhet raporti i PS në Këshillin e Mandateve: Votojmë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt

Lapsi.al 14 July 2023
Zbardhet raporti i PS në Këshillin e Mandateve: Votojmë pro

Zbardhet raporti i PS në Këshillin e Mandateve për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Dje Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca e posaçme për vlerësimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale Antikorrupsion për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, do të zhvillohet sot në ora 10:00.Sipas vendimit të marrë dje opozita dhe mazhoranca do të paraqesin sot gjatë seancës së posaçme plenare raportet e tyre mbi kërkesën e SPAK.

“Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në zbatim të nenit 73 të Kushtetutës, nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, i rekomandojmë Kuvendit:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, Z. Arben AHMETAJ”, thuhet në raportin e PS.

Nga ana tjetër Partia Demokratike e ka depozituar raportin e saj, ku kërkon që Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK-ut për kontrollin e banesës dhe arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Të mërkurën, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dhënie autorizimi nga Kuvendi për arrestim/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Kërkesë që pritet të miratohet sot gjatë seancës plenare.

Të këshilluara

Arben Ahmetaj reagon për vendimin e Kuvendit

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një qëndrim të gjatë në rrjetet sociale, në ditën kur Kuvendi pritet ti heqë imunitetin, dhe rrjedhimisht ti hapë...

09:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI