Flash

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të Lisa Marie Presley

Lapsi.al 14 July 2023
Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të Lisa Marie Presley

ET ka konfirmuar shkakun zyrtar të ndarjes nga jeta të Lisa Marie Presley. Sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit, Lisa Marie ndërroi jetë nga një çrregullim i zorrëve.

Sipas Klinikës Cleveland, obstruksioni i zorrës së hollë është një bllokim i pjesshëm ose i plotë i zorrës së hollë, e cila është pjesë e sistemit tretës. Mund të shkaktohet nga shumë gjëra, duke përfshirë ngjitjet, herniet dhe çrregullimet inflamatore të zorrëve.

Vetëm disa ditë pas paraqitjes së saj të fundit publike në Golden Globes 2023 në janar, Lisa Marie u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi arrest të plotë kardiak në shtëpinë e saj në Kaliforni. Ajo u varros pranë djalit të saj të ndjerë, Benjamin Keough, në Kopshtin e Meditimit në Graceland në Memphis, Tennessee, ku janë varrosur edhe babai Elvis Presley dhe prindërit e tij, Vernon dhe Gladys.

Përpara publikimit të certifikatës së saj të vdeekjes, çështjet ligjore në lidhje me pasurinë e saj u zgjidhën kohët e fundit. Në mes të majit, ET konfirmoi se Priscilla, Riley dhe babai i dy fëmijëve të mitur të Lisa Marie, Michael Lockwood, kishin arritur të gjithë në një marrëveshje në lidhje me pasurinë , megjithëse kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

"Të gjitha palët kanë arritur një marrëveshje dhe familjet janë të lumtura," i tha ET avokati i Priscilla, Ronson J. Shamoun. “Ata janë shumë të emocionuar për të ardhmen”. Avokati i Riley, Justin Gold, konfirmoi: "Riley është shumë i lumtur. Ajo është një grua e jashtëzakonshme dhe e ardhmja e saj është e ndritur"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rob Kardashian rikthehet në reality show

Rob Kardashian bëri një rikthim në TV në episodin e 13 korrikut të The Kardashians, duke thirrur motrën Khloe Kardashian për ndihmë në planifikimin e  ditëlindj...

15:05

Reagon Arbenita pas arrestimit të Feros

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për arrestimin e Feros. Prej disa ditësh ajo nuk ka qenë aktive në Instagram duke mos bërë asnjë pos...

12:25

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI