Flash

Policia rrugore kontrolle të shtuara në akset kryesore në Tiranë

Lapsi.al 16 July 2023
Policia rrugore kontrolle të shtuara në akset kryesore në

Policia rrugore vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon edhe këmbësorët që kalojnë rrugën në bordura dhe bëhen burim aksidentesh.

Gjatë javës që lamë pas 30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë vendosur 30 masa administrative që parashikojnë pezullim të lejes së drejtimit, për të cilat është shprehur pëlqimi për konvertim me pagesë sa dyfishi i maksimumit të gjobës, për shkelje si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 575 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

387 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

1249 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 805 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Të këshilluara

Sillet në Shqipëri zemra e Saimir Sulës

Zemra e Saimir Sulës, 31-vjeçarit shqiptar që u soll i pajetë, pa zemër në Shqipëri është sjellë ditën e sotme në vendin tonë. Lajmi është bërë me dije nga M...

13:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI