Flash

VIDEO/ Grabiti një grua në shëtitoren e Himarës, arrestohet fieraku

Lapsi.al 16 July 2023
VIDEO/ Grabiti një grua në shëtitoren e Himarës, arrestohet

Policia e Himarës njoftoi arrestimin e një 41-vjeçari nga Fieri që kishte grabitur me dhunë portofolin dhe bizhuteritë me vlerë një gruaje në shëtitoren e këtij qyteti. Personi me precedentë penalë u identifikua nga kamerat e sigurisë. Ai rezulton që të ketë kryer edhe në të kaluarën grabitje dhe vjedhje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pocket”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në Fier. 41-vjeçari, me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit, u kap menjëherë pasi i kishte vjedhur një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 mijë lekë.

Sendet e vjedhura u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore rezultoi se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në banesën e një shtetaseje, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, në Himarë. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë së Himarës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Humb jetën papritur 48-vjeçari në Golem

Policia e shtetit njoftoi para pak çastesh se në Golem, një person me iniciale M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit...

18:37

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI