Flash

Foto e njeriut që shpërtheu derën e PD, në dosjen e Non Grata-s

Lapsi.al 17 July 2023
Foto e njeriut që shpërtheu derën e PD, në dosjen e Non

Një kompromis me të keqen, qoftë edhe për një qëllim të mirë, mund të të shenjojën gjithë jetën. Një ndër njerëzit që në dokumentet e dorëzuara nga Home Office (ministria e brendëshme britanike) përdoret  për të provuar lidhjet e Berishës me krimin është edhe personi që u bë i njohur pasi shqeu derën e mbledhjeve të PD-së, kur Berisha dhe komisioni i rithemelimit hynë në seli.

Fation Dauti, në 21 dhjetor 2021, kur dy grupet rivale të së djathtës ishin në kulmin e sherrit se kujt i takon godina e PD-së, goditi me shkelma derën e sallës ku u mblodh mejëherë më pas komisioni i rithemelimit. Nayrisht ai këtë e bëri në favor të Berishës, i cili atë kohë e pati vënë si sfidë mërrjen e kështjellës. Fiks pas këtij episodi, Lulzim Basha, atëhere ende kryetar deklaroi se “Berisha shoqërohet nga kriminelë, trafikantë që shqelmojnë derën e sallës”.

Lexo më tej

Berisha: ‘Si manipuloi ambasadori anglez për ‘Non Grata”-n time” 

Në parim Basha kishte të drejtë. Fation Dauti, fotoja triumfaliste e të cilit u shndërrua në hit të rrjeteve sociale, ishte dëbuar nga Britanina si i padëshëruar në vitin 2018. Dhe kaq u desh që ata që po mblidhinin fakte kundër Berishës ta fusnin edhe këtë element në dosje.

PD kallëzon shoqëruesin e Berishës që shqeu derën: Fatjon Dauti pjesë e rrjetit kriminal shqiptar në Angli - Vizion Plus

Shqeu derën e Selisë së PD, kush është Fatjon Dauti? U qëllua me 7 plumba në lokalin e tij 8 vite më parë! Akuzohet se mbushi me drogë Britaninë e Madhe - Shqiptarja.com

Gazetat britanike si Sunday Ekspress dhe Ekspress.co kanë shkruar se Dauti është një 36-vjecar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, i cili edhe është dëbuar nga Britania e Madhe. Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss Krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’.

Berisha: U morën si prova deklaratat e Lulzim Bashës kundër meje 

Dauti, me origjinë nga Hasi, përfitoi rezidencë të përkohshme në vitin 2012, pasi ishte martuar me një letoneze. Leja iu bë e përhershme në Gusht të 2017-s, por Ministria e Brendshme britanike e revokoi në shtator të 2019-s, bazuar në informacionet e inteligjencës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, NCA, që po hetonte rrjetin kriminal, por nuk ishte në gjendje që të ngrinte akuza ndaj tij. Vetë Dauti, sipas medias britanike, ka mohuar përfshirjen në krim dhe gjatë apelimit insistoi se për marrjen e vendimit kundër tij u përdor njohja sociale apo lidhja fisnore që mund të kishte me disa prej anëtarëve të këtij rrjeti.

Tani Berisha mbrohet se nuk e njeh këtë person.  "Këtë person nuk e kam takuar kurrë dhe ai nuk ka pasur asnjë pozicion formal apo informal në asnjë prej strukturave të PD-së" thotë sot ish kryeministri. Por imazhet e hyrjes në seli dhe emri në dosjen britanike kanë mbetur. Ndonëse aty theksohet shprehimisht: “se Home Office nuk ka qenë në gjendje të provojë mjaftueshëm se Berisha ka lidhje personale me Fation Dautin”.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Zvetënimi dhe mjerimi i Partisë Socialiste

Seanca e sotme e Kuvendit, shpërfaqi mjerimin dhe turpin që ka kapluar gjithë Partinë Socialiste, ku pas 10 viteve në pushtet, ajo është kërrusur nga pesha e sk...

14:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI