Flash

Rama nuk gjen dot më justifikim për zullumet e njerëzve të tij, shmang përgjigjen në konferencën për media

Lapsi.al 17 July 2023
Rama nuk gjen dot më justifikim për zullumet e njerëzve të

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta, pyeti sot kryeministrin Edi Rama nëse ai ndiente ndonjë përgjegjësi si kreu i mazhorancës për disa skandale të kohëve të fundit. Meta i renditi rastin e Vangjush Dakos, Safet Gjicit, Rahman Rrajës e së fundi Arben Ahmetajt. I zënë ngushtë dhe në kushtet kur nuk i ka mbetur më asnjë justifikim për zullumet e njerëzve të tij, kryeministri dha një përgjigje pa përgjigje.

"Për të gjitha këto pyetje duhet të klikoni në faqen time në Fb dhe ti referoheni mesazhit që kisha për të gjithë shqiptarët", tha Rama.

Narrativa e Ramës për korrupsionin galopant dhe skandalet që plasin nga të gjitha anët është se kjo mbetet përgjegjësi personale dhe se ai s'ka dijeni për çfarë bëjnë pas krahëve njerëzit që ka zgjedhur vetë. Natyrisht kjo është thjesht sa për t'i hedhur hi syve njerëzve.

A mund të bësohet që dikush "të këpusë mollë e dardha pas krahëve" të Edi Ramës pa dijeninë e tij? Zor se ndodh dicka e tillë! ©LAPSI.al

Të këshilluara

Veçoria e re e Iphone 15

iPhone 15 i ardhshëm i Apple mund të shfaqë një dizajn të ri baterish që përdoret zakonisht në automjetet elektrike, sugjeron një raport i ri. Modelet e reja...

17:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI