Flash

Tone të larta dhe gati rrihen në rrugë: Spinazzola e Cristante shuajnë në kohë grindjen

Lapsi.al 17 July 2023
Tone të larta dhe gati rrihen në rrugë: Spinazzola e Cristante
Një shkëmbim i tensionuar, britma dhe shtytje me njëri-tjetrin. Një rrahje që shkoi shumë pranë konkretizimit në Forte dei Marmi për dy lojtarë të Romës. Bryan Cristante dhe Leonardo Spinazzola po kalojnë ditët e fundit të pushimeve në qytetin toskan. Dy verdhekuqtë, së bashku me një grup miqsh, u përfshinë në një përplasje verbale mbrëmjen e së djeshmes. Videoja e debatit u bë virale në Tik Tok dhe dy lojtarët shihen së bashku me miqtë duke debatuar me një person. Burri në fjalë akuzoi disa anëtarë të grupit se kishin urinuar në derën e një shtëpie. Lexo më tej: Roma, ovacioni drithërues i Olimpico për Jose Mourinho: "Unë do të qendroj këtu" Një episod mbi të cilin ndërhyn vetë klubi i Romës, duke lënë të kuptohet se nuk ka patur asnjë rrahje. Për më tepër, Spinazzola dhe Cristante, përsëri sipas rikonstruksionit të verdhekuqve, kanë ndërhyrë për të qetësuar një situatë nervoze. Në përplasje u përfshinë personi që bërtiste në video dhe një mik i dy lojtarëve të Romës. Dy futbollistët u përpoqën të parandalonin që temperamenti të nxehej shumë. Ndërkohë që nga nesër, si Cristante ashtu edhe Spinazzola do të kthehen të stërviten në Trigoria nën urdhrat e José Mourinho.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI