Flash

Sekuestro preventive për vilat e familjarëve të Ahmetajt

Lapsi.al 18 July 2023
Sekuestro preventive për vilat e familjarëve të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4 banesave në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Apartamentet janë në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës dhe dyshohet se janë shitur tek persona të tjerë në mënyrë fiktive.

Mëngjesin e sotëm agjentët e BKH ushtruan kontrolle në banesën e të atit të Erjola Hoxhës në Lalëz, partneres së Ahmetajt. Këto kontrolle në të gjitha banesat janë bërë me vendim të GJKKO. Ndërkohë gazetari Poli Hoxha deklaroi sot në Euronews se hetuesit kanë gjetur 1.8 milion euro në llogaritë e bashkëjetueses së Ahmetajt. Lajmi është përgënjeshtruar nga Arben Ahmetaj në një status në rrjetet sociale.

"Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”. Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve …." tha Ahmetaj.

Parlamenti ka autorizuar Prokurorinë e Posaçme të kontrollojë dhe të arrrestojë Ahmetajn, por ende nuk dihet nëse prokurorët kanën një vendim na GJKKO për arrestimin e tij.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vaqarr, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motori. 22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i ci...

19:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI