Flash

Asgjësohen 3491 bimë kanabisi të kultivuara në Shkodër, ende nuk dihen autorët

Lapsi.al 18 July 2023
Asgjësohen 3491 bimë kanabisi të kultivuara në Shkodër,

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Alpet e Pastra”, policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 3491 bimë narkotike cannabis sativa në disa fshatra.

Sipas policisë mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë 100 forca policore të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, si dhe 6 dronë.

Gjatë kontrollit masiv të territorit, në të gjithë qarkun, janë evidentuar me anë të dronëve dhe goditur 6 raste të kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me autorët e përfshirë në këtë proces.

Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI