Flash

Itali/ Furgoni përplas 2 adoleshentët, njëri vdes

Lapsi.al 18 July 2023
Itali/ Furgoni përplas 2 adoleshentët, njëri vdes

Një tragjedi ka ndodhur në Garbagnate, (Milano): ku dy 15-vjeçarë me biçikletë, një djalë dhe një vajzë, të cilët po kalonin vizat e bardha, u përplasën nga një furgon mbrëmë.

I riu ka ndërruar jetë, ndërsa shoqja e tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Shoferi, një rumun 32-vjeçar, i cili më pas ndaloi për të ndihmuar, doli pozitiv për testin e alkoolit dhe pa patentë: ai u arrestua për vrasje me automjet.

Ekipet e shpëtimit ndërhynë me dy autoambulanca dhe një helikopter. Djali u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, ku humbi jetën vetëm disa minuta pas ngjarjes. E reja, në një helikopter, në spitalin Niguarda në Milano në gjendje kome.

Personi i arrestuar është dërguar në burgun “San Vittore” të Milanos, ndërsa organet gjyqësore kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës. Po vijojnë hetimet e mëtejshme nga policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI