Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Berisha: KE të hetojë edhe fondet për infrastrukturën!

Lapsi.al 19 July 2023
Berisha: KE të hetojë edhe fondet për infrastrukturën!

Në reagimin për ndërprerjen e fondeve të BE për bujqësinë, kreu i demokratëve, Sali Berisha kërkoi nga Komisioni Europian të hetojë edhe paratë e taksapaguesve europianë, që janë përdorur për investime në infrastrukturë në Shqipëri. Berisha tha se vjedhjet e ministrave të Ramës i gjen edhe në projektet e tjera, që duhen hetuar.

"Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare. Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare.

Por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare. Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave. Por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta. KE ka financime të mëdha. Bajpasi i Vlorë është krejtësisht vepër e tyre dhe shume projekte të tjera. Se këta nuk vënë asnjë tabelë si mirënjohje, aty vihet tabela Salillari" tha Berisha.

Në një reagim për mediat, delegacioni i BE në Tiranë njoftoi se ndërprerja e fondeve nga Bashkimi Europian është "një masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian".

Programi IPARD përmbante dhjetëra miliona euro ndihma për bujqësinë shqiptare. Programi IPARD III pritej që të shpenzonte rreth 146 milionë euro në ndihmë të fermerëve shqiptarë, por tanimë fondet janë ndërprerë përkohësisht, pasi zyra e Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve të buxhetit të BE-së ka hapur hetime për korrupsion në dhënien e granteve për bujqësinë, gjë që ka sjellë vendimin për pezullimin e fondeve.

Të këshilluara

Loewe është marka më IN e momentit

Pozicionet brenda Indeksit Lyst ndryshojnë, i cili në prill e vendosi Prada-n si të parën në renditje midis markave më të IN të momentit. Tani, periudha TM2 202...

13:07

Zaptimi i plazheve, policia aksion në Himarë

Tre persona janë proceduar penalisht pasi kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme në Himarë. Sakaq, janë sekues...

18:46

Lëkundje tërmeti në periferi të Tiranës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, teksa sipas raportimeve janë ndjerë dhe nga banorët e kryeqytetit, ndonëse me një intensit...

22:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI