Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Dorëzoi gylenistët tek Erdogan/ Dënohet me burg ish-shefi i shërbimeve në Kosovë

Lapsi.al 19 July 2023
Dorëzoi gylenistët tek Erdogan/ Dënohet me burg ish-shefi i

Një gjykatë në Prishtinë dënoi me 4 vjet e tetë muaj heqje lirie ish shefin Agjencisë së Zbulimit Driton Gashi nën akuzën për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve të Turqisë në vitin 2018.

Që të gjashtët u arrestuan më 29 mars të vitit 2018, derisa po punonin në institucione në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi.

Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve dhe nxiti një përplasje deklaratash ndërmjet presidentit turk Recep Tayipp Erdogan dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lexo edhe: Hurriyet shpjegon pse e kërcënoi Erdogani-Haradinajn

Lexo edhe: Erdogan flet për arrestimet e profesorëve gylenistë në Kosovë: Me lejen e Zotit…!

Lexo edhe: Financial Times: Si rrëmben shërbimi sekret i Erdoganit gylenistët (Rasti shqiptar)

Akuza që u ngrit në shkurt të vitit 2021 nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngarkonte zotin Gashi dhe dy të tjerë për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “privim i kundërligjshëm nga liria”. Dy të tjerët, u liruan të mërkurën nga akuzat.

Një komision parlamentar që hetoi lëshimet dhe përgjegjësitë e institucioneve në atë operacion gjeti 31 shkelje nga institucionet e vendit dhe shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë nga Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjashtë shtetasit e dëbuar janë dënuar nga autoritetet turke me nga 7.5 deri në 15 vjet heqje lirie.

Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të klerikut Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Fondacioni i tij FETÖ drejton dhjetëra shkolla në Ballkanin perëndimor./Zëri i Amerikës

Të këshilluara

Loewe është marka më IN e momentit

Pozicionet brenda Indeksit Lyst ndryshojnë, i cili në prill e vendosi Prada-n si të parën në renditje midis markave më të IN të momentit. Tani, periudha TM2 202...

13:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI