Flash

Nën hetim për shpërdorim detyre, vihen në pranga dy zyrtarë të IKMT Berat

Lapsi.al 19 July 2023
Nën hetim për shpërdorim detyre, vihen në pranga dy

Dy zyrtarë të IKMT në Berat janë arrestuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndaj dy zyrtarëve me detyrë inspektor i mjedisit dhe pyjeve pranë IKMT Berat, Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Vendimi vjen pas një hetimi dy vjeçar nga Prokuroria e Beratit. Policia njofton se nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta zyrtarë, me veprime ose mosveprime, kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Ekzekutohen dy masa sigurie “Arrest në burg”, të caktuara ndaj 2 shtetasve që ushtronin funksione publike, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas një hetimi 2-vjeçar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për goditjen e paligjshmërive që kryhen nga personat që ushtrojnë funksione publike, kanë bërë ekzekutimin e 2 masave sigurie “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ndaj shtetasve:

-E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që kryejnë funksione publike;

-A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprime ose mosveprime, kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI