Flash

Përse Messi përfundoi në MLS? Stoichkov zbulon të vërtetën e fshehur

Lapsi.al 19 July 2023
Përse Messi përfundoi në MLS? Stoichkov zbulon të

Ardhja e Lionel Messi në MLS ka sjellë shumë entuziazëm në kampionat dhe në qytetin e Miamit, ku ai do të luajë. Klubi i David Beckham synon të firmosë edhe me Luis Suarez dhe të reformojë tandemin historik që shkëlqeu në Barcelonë. Por pas ardhjes së kampionit të botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fshihen edhe çështje të tjera. Prapaskena që i ka zbuluar ish-Topi i Artë Hristo Stoichkov.

Hristo Stoichkov ishte një sulmues i madh i viteve 80-90' dhe gjithashtu luajti për Barcelonën. Bullgari ka dashur të zbulojë se çfarë fshihet pas ardhjes së Lionel Messi te Inter Miami. Sipas tij, nuk ka qenë një zgjedhje e rastësishme, por qartësisht pjesë e një projekti të tërë specifik. I intervistuar nga Mundo Deportivo, ish-sulmuesi ka dashur të sqarojë se argjentinasi nuk bën kurrë asgjë rastësisht. Ai ka gjithmonë një synim specifik: të fitojë. “E dua dhe e respektoj shumë Messi. Kushdo që mendon se ai do të shkojë atje për shëtitje nuk e njeh. Ai dëshiron të fitojë”.

“SYNON BOTËRORIN NË SHBA”

Në vitin 2026 kampionati botëror do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kjo është një tjetër arsye pse Messi ka zgjedhur Amerikën, organizatorin e radhës të Botërorit. Ky është versioni i Stoichkov: “Objektivi i parë është Copa America që mbahet në Argjentinë. Më pas ai dëshiron të fitojë US Open Cup dhe të arrijë në play-off. Kështu do të synojë Botërorin që do të luhet në Amerikë”. Për bullgarin, Messi do ta vazhdojë edhe për një kohë të gjatë të jetë në fushë. Argjentinasi ka ndërmend të pasurojë më tej historinë e tij personale të suksesit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI