Flash

Krujë/ Asgjësohen 742 bimë kanabisi, arrestohet një 32-vjeçar

Lapsi.al 20 July 2023
Krujë/ Asgjësohen 742 bimë kanabisi, arrestohet një

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Krujës dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë në kuadër  të operacionit të koduar “Territor i pastër” është bërë i mundur asgjësimi i 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës.

Ndërkaq gjatë 30 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar përmes djegies 17 213 bimë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI