Flash

Qelizat telefonike zbardhin vrasjen e Besnik Hidës

Lapsi.al 20 July 2023
Qelizat telefonike zbardhin vrasjen e Besnik Hidës

Pas katër vitesh policia zbardh vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë. Policia e Shtetit bën të ditur se tre personat e maskuar që ekzetuan Hidën në një lokal në Tetor të 2019-ës janë Laert Haxhiu, Orgest Bilbili, Ardian Ahmetaj që të tre nga qyteti i Lushnjës.

Që të tre këta persona qëlluan me kallashnikov Hidën, babanë e dy fëmijëve, teksa ishte në një lokal duke pirë kafe i vetëm në mëngjes në lagjen “Skënder Libohova”.

Policia ka kqyrur qelizat telefonike për të gjurmuar lëvizjet e autorëve të dyshuar në ditën e ngjarjes.

Pas ekspertimit ka rezultuar përputhshmëri në orarin dhe vendin e vrasjes së 40-vjeçarit. Gjithashtu, kamerat e sigurisë janë kqyrur sërish nga hetuesit dhe kanë përforcuar dyshimet e policisë për 3 autorët.

Një ndihmë tjetër është dhënë edhe nga dëshmitarët, të cilat kanë treguar detaje të reja që kanë identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes.

Besmir Hida njihej si tregtar makinash dhe ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra në 11 Tetor të vitit 2017 në Lushnje, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Që të tre autorët rezultojnë me precedentë të theksuar penal, Laert Haxhiu është arrestuar në Janinë që nga Maji.

Orgest Bilbili i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po e vuan dënimin në burgun e Korçës për ngjarje të ndryshme kriminale.

Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020 dhe dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI