Flash

SHBA sanksionon kompaninë serbe që mbështeti Rusinë

Lapsi.al 20 July 2023
SHBA sanksionon kompaninë serbe që mbështeti Rusinë

SHBA sanksionon kompaninë serbe që mbështeti Rusinë. Departamenti amerikan i Thesarit i ka sanksionuar të enjten rreth 120 individë dhe kompani për mbështetje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në mesin e tyre është sanksionuar edhe një kompani nga Serbia, MCI Trading DOO, me seli në Beograd.

Në njoftimin e autoriteteve amerikane është thënë se kjo kompani i ka ndihmuar kompanisë ruse AK Microtech për të blerë pajisje të teknologjisë së lartë nga prodhues prej Azisë, Evropës dhe Lindjes së Mesme, përcjell REL.

Kompania ruse, AK Microtech akuzohet se i ka ofruar Ministrisë ruse të Mbrojtjes, pajisje të teknologjisë së lartë.

Në njoftim është thënë se kjo kompani specializon në transferimin e teknologjisë së huaj te kompanitë ruse për prodhimin e mikroelektronikës.

“Një numër i atyre që i pranojnë këto pajisje janë persona dhe entitete të bllokuara nga Shtetet e Bashkuara”, është thënë në deklaratë, duke shtuar se AK Microtech punon me ndërmjetësues jorusë për t’i dërguar pajisjet te pranuesit rusë.

“Një prej këtyre ndërmjetësuesve është kompania serbe MCI Trading DOO”, është thënë në njoftim.

Aty është përmendur se kompania serbe ka kryer një mori transferesh për kompaninë ruse prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Kompania MCI Trading dhe drejtori i saj Ivan Cvetiq janë shtuar në listën e sanksioneve për, siç është thënë, ndihmë materiale dhe sponsorim apo ofrim të ndihmës financiare apo teknologjike për kompaninë AK Microtech.

Zëvendëssekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo, ka thënë se sanksionet e reja përbëjnë një tjetër hap në përpjekjet e SHBA-së për t’i kufizuar kapacitetet ushtarake të Rusisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI