Flash

U eliminua me penallti, Tetova pranon se u befasua nga Ararat: "Sot ishte tjetër skuadër"

Lapsi.al 20 July 2023
U eliminua me penallti, Tetova pranon se u befasua nga Ararat: "Sot ishte

"Mendoj se Ararat sot ishte tjetër skuadër në krahasim me javën e parë atje. Por me pak kujdes edhe mund ta kishim kaluar ndeshjen sot". Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, nuk e fsheh zhgënjimin për eliminimin e skuadrës së tij me penallti. Rrogozhinasit kaluan tre herë në avantazh e u barazuan tre herë, madje në fund edhe duke u përmbysur, përpara se Dëamena ti conte te penalltitë me golin e katërt. Katër gola janë shumë për një mbrojtje, që kishte tregua soliditet në ndeshjen e parë.

"Reparti i mbrojtjes nuk ishte në ditë të mirë sot - vazhdoi shpjegimin Tetova -. Ishim të limituar se kishim pak lojtarë në dispozicion. Rregulluam diçka me 3-5-2, por pastaj pësuam dy gola nga goditjet standarte, gjë që nuk na shkon si skuadër. Të gjithë kishim besim se do të kalonim ndeshjen, por këto ndeshje kështu vendosen, nga episode. Dhe ne sot nga episodet u ndëshkuam”.

Lexo më tej: Video/ Tetë gola në Elbasan, por Egnatian e fundosin penalltitë: Ermakov heroi i Ararat

Te penalltitë, me përjashtim të Dëamena që kërkoi t'i jepte zemër skuadrës me një "panenka", të tjerët treguan mungesën e eksperiencës së ndeshjeve të tilla. “A u përgatitëm për penalltitë? Patjetër që po - tha Tetova -. Siç dihet ishte vetëm një ndeshje dhe patjetër që e kemi përgatitur edhe penalltitë gjatë stërvitjeve".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI