Flash

Video spektakël/ Rama dhe Balluku, “kur xhirohej një film”

Lapsi.al 20 July 2023
Video spektakël/ Rama dhe Balluku, “kur xhirohej një film”

Edi Rama e shmangu sot interpelancën që opozita i kërkonte me ngulm në parlament, me pretekstin se po inspektonte aksin e ri të rrugëve që po hapen në jug, në segmentet Dukat-Dhërmi. Deri këtu nuk ka ndonjë çudi sepse, si në çdo regjim autokratik, ai që është në krye thjesht tallet me parlamentin. 

Por në këtë rast e bukur është forma që kryeministri zgjodhi për të justifikuar “arratisjen” e tij.

 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Inspektimi i rugëve që u inskenua nuk është në fakt një takim pune, por filmimi i një spoti publicitar që reket ti mbush mendjen publikut se qeveria punon. Po ti shohësh të tre personazhet që figurojnë në videon e shpërndarë në rrjetet sociale të kryeministrit, i shikon se ata janë të paisur me nga një mikrofon. 

Lexo me tej:

VIDEO/ Rama nuk shkon në Kuvend, opozita në protestë 

Pra ata nuk debatojnë për projektet, ata po xhirojnë film. Një kameraman është i vendosur në sediljen e parë të pasagjerit. Një makinë tjetër e ndjek me një me kamer të dytë fuoristradën ku ka hypur shefi i qeverisë. Ndërsa një kamer e tretë filmon nga lart me dron. Po të vëzhgohet me vëmendje drejtori i rrugëve, Evis Berberi është i pajisur me mikrofon. 

Ai nuk i raporton shefit të qeverisë, por flet për spektatorët që gjenden pas kamerës. Edhe kryeministri edhe zëvendësja e tij kanë të vendosur mbi bluat sportive nga një mikrofon. Edhe ata aktrojnë në rolin e qeveritarit që kontrollon investimet e bëra. 

Debate në Kuvend, Berisha shpalos banderolën ‘Mafia e Plehrave’ 

E gjitha bëhet qesharake kur mendon se si një ditë rutinë pune e një qeveritari kthehet në spektakël. Kudo në vendet demokratike ministrat kryejnë inspektime të tilla, por kurrë ata nuk i shesin ato si stërmundim. Kur ajo që po bëjnë ka një rëndësi të veçantë ata thërresin dhe mediat që mund të bëjnë punën e tyre duke vëzhguar, bërë pyetje dhe raportuar.

Armand Shkullaku: Na duhet një marrëveshje me Edi Ramën 

Por në telerealitetin e rilindjes gjithçka është kthyer përmbys. Shefi i qeverisë dhe vartësit e tij xhirohen duke aktruar para grupeve të filmimit që punojnë për ta.

Dhe pastaj spote të tilla shiten si punë, për të justifikuar bojkotin e një interpelance në parlament. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI