Flash

Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë, shoqërohen në polici 5 persona

Lapsi.al 20 July 2023
Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë, shoqërohen në polici 5

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona në lidhje me vrasjen e Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës një ditë më parë. Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja, ndërsa policia nuk ka arritur që të identifikojë mjetin e përdorur nga autorët. Janë sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve, të cilët mendohet të kenë filmuar lëvizjet e autorëve.

Një atentat ndaj fisit Lekstakaj, ku i vrarë ka mbetur Nikolin Lekstakaj djali i xhaxhait, të Elton Lekstakaj, i dyshuar si porositës për vrasjen e Ardjan Nikuljat në Shëngjin, ka tronditur sërish Lezhën. Nikolin Marku Lekstakaj, 42 vjeç, u ekzekutua sapo dilte nga market në Balldren

Mësohet se Nikolin Marku Lekstakaj sapo kishte blerë një pije freskuese në market, brenda të cilit nuk kishte klientë të tjerë, përveç shitëses, e cila për fat të mirë nuk është dëmtuar. Gruaja pritet të jap detajet e para mbi ngjarjen para hetuesve të policisë dhe prokurorisë së Lezhës.

Dyshimet e policisë lidhen me hakmarrjen apo gjakmarrjen e mundshme të fisit Nikulaj ndaj Lekstakajve, për shkak të mbiemrave që kanë lidhje me të shkuarën, pas një serie të gjatë vrasjesh në të dyja palët. Ardian Nikulaj ishte i fundit që u vra më 19 prill 2023 në këtë seri të frikshme të nisur që në vitin 1996. Vrasja e Nikulajt u organizua nga Edmond Haxhia, djalë i dajës së Elton Lekstakajt, ndërsa ky i fundit është kushëri i parë me viktimën e sotme Nikolin Marku Lekstakaj. Edmond Haxhia, për të vrarë Ardian Nikulajn pajtoi 5 të huaj, portugezin Ruben Saravia si ekzekutor dhe 4 britanikë në rolin e vëzhguesve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI