Flash

I dënuar për trafik droge në Itali, konfiskohen pasuritë e 47-vjeçarit

Lapsi.al 21 July 2023
I dënuar për trafik droge në Itali, konfiskohen pasuritë e

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar pasuritë e vlonjatit Viktor Shoraj, i dënuar nga shteti italian për trafik droge dhe prostitucion. Bëhet fjalë për disa apartamente, një dyqan dhe një ndërtesë tek Uji i Ftohtë, të konfiskuara me kërkesë të SPAK.

Shoraj është dënuar nga drejtësia italiane për veprat penale “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, vepra penale cilat shtetasi shqiptar përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin italian.

Njoftimi i SPAK:

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.07.2023, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar dhe kaluar në favor të shtetit ndërmjet të tjerave të pasurive të subjektit Viktor Shoraj dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

  • Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
  • Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
  • Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
  • Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
  • Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.
  • Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e d...

07:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI