Flash

Inter mbeti pa portier, edhe De Gea i refuzon: zikaltrit i japin ultimatum Sommer

Lapsi.al 21 July 2023
Inter mbeti pa portier, edhe De Gea i refuzon: zikaltrit i japin ultimatum

Mundësia që Interi ta gjejë veten pa portier titullar në turin japonez sa vjen e bëhet më konkrete. Meqenëse situata e Sommer nuk është zgjidhur, për miqësoret kundër Al Nassr dhe Psg zikaltrit kanë vetëm Di Gennaro, Radu e Stankovic. I pari sapo mbërriti dhe është caktuar si portier i tretë, dy të tjerët janë në dalje. Një perspektivë e zymtë për teknikun Simone Inzaghi. E për këtë arsye klubi zikaltër i ka nisur një lloj ultimatumi Bayern Munich për portierin. E për më tepër, po sheh përreth edhe alternativat.

SOMMER ZGJEDHJA E PARË...

Strategjia e Inter është e qartë: zgjedhja e parë është Sommer. Me zviceranin tashmë ka një marrëveshje në parim. Problemi është se Bayern Munich ende nuk i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes. Kjo sepse gjendja e Neuer nuk u jep siguri bavarezëve dhe marrëveshja me Valencia për Mamardashvili duket se është zbehur. Zikaltrit po mundohen të përshpejtojnë situatën. Sipas Gazzetta dello Sport, Inter kërkon një vendim po ose jo deri të dielën. Maksimumi deri në fillim të javës së ardhshme. Duhet të zgjidhet edhe çështja e çmimit. Inter dëshiron të shpenzojë 4 milionë euro, Bayern kërkon 8 ndërsa klauzola është në 6 milionë. Duke folur për klauzolën, nga Gjermania zbulohet se ajo do të aktivizohej vetëm nëse dhe kur Neuer luan tre ndeshje zyrtare. E kjo vështirë se mund të ndodhë deri më 1 shtator, ditën e mbylljes së afatit kalimtar veror, edhe për shkak se 37-vjeçari po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë.

DE GEA THOTË JO

Shifra që Marotta dhe Ausilio kanë në mendje është 4 milionë euro dhe nuk duan të devijojnë shumë nga kjo. Nuk është rastësi që alternativa ndaj Sommer të shpie te David De Gea, i liruar nga Manchester United që sapo ka blerë Onana. Sipas mediave angleze, megjithatë, portieri spanjoll i ka refuzuar zikaltrit. Oferta për De Gea ishte një pagë prej 5 milionë, ndërsa kërkesa ishte 10, relativisht një distancë e shumë e madhe. Buxheti me kosto të ulët për një portier me përvojë vlen që zikaltrit të përqendrohen te Trubin. Ai është numri një i vërtetë i zgjedhur për të ardhmen dhe për të cilin do të nevojiten 10-15 milionë euro. Kërkesa e Shakhtar Donetsk është 25 milionë, por skadimi i kontratës në 2024 është leva për të provuar një çmim më të ulët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI