Flash

Associated Press: Nuk është e qartë se si do të rregullohet kanabisi ligjor!

Lapsi.al 21 July 2023
Associated Press: Nuk është e qartë se si do të rregullohet

Legalizimi i kanabisit në vendin tonë ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Associated Press në një artikull të saj shkruan se “Kuvendi i Shqipërisë legalizoi të premten kanabisin për qëllime mjekësore në një vend që dikur njihej si udhëkryq evropian për trafikun e marijuanës”.

Parlamenti votoi me 69 vota pro dhe 23 kunder për të lejuar rritjen e kufizuar dhe të kontrolluar të bimëve të kanabisit, një lëvizje e kundërshtuar ashpër nga opozita, thuhet më tej në shkrimin e “AP”, ku theksohet se “nuk ishte e qartë se si do të rregullohej kanabisi mjekësor”.

Qeveria beson se lejimi i prodhimit të kufizuar të kanabisit mund të rrisë të ardhurat nga taksat.

“Rritja e marihuanës lulëzoi në Shqipëri në të kaluarën pasi trafikantët e drogës shfrytëzonin mungesën e qeverisjes së fortë në vendin postkomunist.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria e majtë e Partisë Socialiste e kryeministrit Edi Rama vendosi shkatërrimin e bimëve të kanabisit si objektiv kryesor.

Gjatë dy viteve, ajo shkatërroi miliona bimë kanabisi me një vlerë tregu të vlerësuar prej 7 miliardë euro (8.5 miliardë dollarë), më shumë se dy të tretat e prodhimit të brendshëm bruto vjetor të vendit në atë kohë.

Në vitin 2014, një oficer policie u qëllua për vdekje gjatë një operacioni në fshatin Lazarat, në jug të vendit.

Shqipëria është ende një rrugë kryesore për trafikimin e drogave të forta. Policia ende godet rastet e izoluara të rritjes së kanabisit, por shumë më rrallë se një dekadë më parë”, mbyll artikullin “AP”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI